Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rikthehet Serie A me xhiron e 30-të, luftë e ashpër për top katërshe

Gazeta10
14 April 2023 - 11:06

Këtë fundjavë rikthehet Serie A ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante.

Sfidat hapëse të kësaj xhiroje luhen ditën e premte ku do të përballen Cremonese – Empoli dhe Spezia – Lazio.

Lideri i tabelës Napoli pret në “Diego Aramando Maradona” këtë vikend skuadrën e Hellas Veronës. Skuadra e udhëhequr nga Luciano Spalletti synon të  vazhdojë me rezultate pozitive në ligë. Ky takim luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 18:00.

Milan do të udhëtojë në “Renato Dall’Ara” aty ku do të përballet me ekipin e Bolognës. “Rossonerët” kërkojnë rikthimin tek fitoret pas barazimit xhiron e kaluar ndaj Empolit në shtëpi. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e shtunë dhe fillon në orën 15:00.

Inter do të jetë nikoqir i Monzës në “San Siro”. Të besuarit e Simone Inzaghi do të kërkojnë rikthimin e serisë pozitive të rezultateve në ligë pasi kanë dështuar ta bëjnë këtë në 4 ndeshjet e fundit. Ky takim është paraparë të zhvillohët ditën e shtunë me fillim nga ora 20:45.

Juventusi këtë xhiro do të ketë punë me Sassuolon. “Zonja e Vjetër” kërkon tri pikët me qëllim që të vazhdojë luftën për një pozitë e cila dërgon në gara europiane sezonin e ardhshëm. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 18:00.

Roma këtë vikend do të luajë si vendas ndaj Udineses. Ekipi i udhëhequr nga Mourinho kërkon tri pikët në luftën e ashpër që po zhvillohet për një pozitë në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Ky takim luhet ditën e diel, dhe nis me fillim nga ora 20:45

Tabelës së elitës së futbollit italian i prin Napoli me 74 pikë e ndjekur nga pas me Lazion e cila ka 58 sosh dhe top katërshen e përbmyllin ekipet e Milan dhe Inter .

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.