
Gazetarët janë në pritje të pëfundimit të seancës së dëgjimit për tre sulmuesit e arrestuar ndaj gazetarit Valon Syla, raporton Gazeta10.
Gazetarja e Kanal 10, Nita Ilazi raporton se “ata po merren në pyetje nga prokurori i rastit dhe do të vendoset për masën e ndalimit”.
Tre të arrestuarit, prej të cilëve dy vllezër, u arrestuan para dy ditësh pasi kishin sulmuar gazetarin Syla si shenjë e revoltimit ndaj komenteve të tij në rrjetet sociale.
Gazeta10 do t’iu mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet e këtij rasti/Gazeta10