
Mysafir e pati në Beograd ultranacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodidkun, të cilit iu bashkua në diskursin kundër “anti-serbizmit” që të dy pretendojnë të ekzistojnë në rajon e më gjerë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “nuk mund të heshtë” ndaj deklarimit të kohëve të fundit nga James Rubin, të dërguarit special të DASh’së, i cili qëndroi në një vizitë në rajon. Rubin në një konferencë për media në Podgoricë tha se pas takimeve që zhvilloi me zyrtarë shtetërorë malazias “tash jam i bindur që Mali i Zi nuk kthehet sërish kah Beogradi dhe Moska”. Por, kjo s’i pëlqeu fare Vuçiqit.
“Por, kam një kundër-pyetje. James Rubin tha se shpreson që Podgorica të mos varet nga Beogradi dhe Moska. Përveç faktit se këto gjëra as që i vinë afër të vërtetës, ata flasin edhe për faktin se disa njerëz në administratën amerikane janë njerëz të varur nga politika e viteve të nëntëdhjeta, ku ka animozitet të madh kundrejt serbëve. As që më shkon ndërmend të futem në luftëra ku humbasim, por përndjekjen e njerëzve tanë nuk e lejojmë”, tha thënë Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq i doli në mbrojtje edhe famëkeqit Milan Radojqiq, i cili është edhe nën sanksione amerikane e në Listë të Zezë, përveç asaj se ka edhe urdhërarrest nga autoritetet kosovare. “Disa këtu nuk e kuptojnë. Unë nuk gënjej rreth sulmeve mbi njerëzit tanë. Qoftë Milan Radojqiqi akademik ose jo, ai ishte i gatshëm të luftojë për njerëzit tamë, ndryshe nga ato që duan të kriminalizojnë njerëzit tanë. Mosni. Ju po kërkoni arsye për fushatë kundër serbëve kudo, ne e dimë kush ju ka futur në atë fushatë. Vija ime e fundit është të shoh se si serbët do të mbijetojnë në Kosovë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, raporton Nacionale.
Çfarë ka thënë James Rubin?
“Pas bisedimeve që zhvillova me zyrtarë malazias dhe liderë të partive politike, tashmë jam i bindur se Mali i Zi nuk do të kthehet sërish ka Beogradi dhe Moska”, ka thënë Emisari Special i Departamentit amerikan të Shtetit dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, gjatë një vizitë të tij në Podgoricë. Kjo pasi me zgjedhjen e presidentit të ri malazias, Jakov Milatoviq dhe rënien pas tridhjetë viteve në pushtet të Milo Gjukanoviq, në rajon kryetemë ishte një kthim i mundshëm i kursit politik të Malit të Zi nën ombrellë të Beogradit.
Gjatë një konferencë shtypi në Podgoricë, ai tha se “këto janë dezinformata” madje tha edhe se “disa portale në Mal të Zi shpërndajnë dezinformata nga Rusia dhe Kina”.