
Raporti: Egzona Shala
Për shkak të mosfunksionimit të ashensorit në rapartin e emergjencës, në Spitalin e Gjilanit, pacientët po detyrohen që të përdorin shkallët për t’u zhvendosur për trajtim në repartet tjera, shkruan Kanal10.
Familjarë të pacientëve janë ankuar se po detyrohen që të bartin vetë të afërmit e tyre të cilët po marrin trajtim në këtë spital.
Ndërsa, nga spitali janë zotuar se do të mundohen që të mbledhin mjete financiare për rregullimin e ashensorit, ndonëse kanë thënë se kjo do të merrë kohë. /Gazeta10