Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Lufta në qendrat e banuara”, FSK kryen trajnimin e radhës

Gazeta10
15 April 2023 - 10:21

Ministri i FSK-së, Armend Mehaj ka bërë të ditur q ditur që kompania 1B e Regjimentit të parë të këmbësorisë ka përfunduar trajnimin “Lufta në qendrat e banuara” me instruktorët e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij qëllimi i këtij trajnimi ka qenë stërvitja e pjesëtareve për luftë në qendrat urbane, e që është një nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit.

“Gjatë ekzekutimit të trajnimi pjesëtarët kanë praktikuar disiplinat ushtarake, qitje me armë individuale dhe në ekip si dhe  janë trajnuar për lufte në qendra të banuara në kushte të ditës dhe të natës, si një nga metodat me komplekse të luftës”, ka shkruar ai.

Sipas tij trajnimi u përmbyll me realizimin e skenarit të  “kordon-kërkimit” dhe “pastrimit të dhomave” ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.