
Gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen, do jenë trupi gjykues në gjykatën e Apelit, ku do zhvillohet procesi lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.
Kështu kanë bërë të ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet se, trupi gjykues i lartpërmendur është caktuar me 22 shtator nga kryetarja e gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.
‘’Më 22 shtator, Presidentja e Dhomave të Specializuara, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, caktoi një Trup Gjykues të Apelit për të vendosur lidhur me kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për apel, si dhe për të gjitha parashtresat e cilësdo palë që lidhen me një njoftim për apel kundër Aktgjykimit të Gjykimit në këtë çështje. Trupi Gjykues përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen. Në vendimin e saj, Presidentja mori në konsideratë kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë’’, thuhet në përgjigje.


