
Një fëmijë është pranuar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se një fëmijë ishte sjellë pa shenja jete.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq të Pejës, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Rugova.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Policia dhe Prokuroria po merren me sqarimin e rrethanave të rastit.