Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami: Kushdo që i ka premtuar Speciales se ligji s’do të ndryshohet, do ta dënojë historia

Gazeta10
29 September 2026 - 13:59

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka shprehur habinë që disa prej shteteve perëndimore ende nuk kanë reaguar lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka ngritur këtë çështje në formë të pyetjeve, duke aluduar se dikush mund t’u ketë premtuar atyre se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Është e çuditshme se si shtetet perëndimore fare nuk janë të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A thua pse? A ju ka premtuar dikush se kjo punë nuk do të bëhet? Pse po ndodhin vonesat? Kushdo që i ka premtuar Gjykatës Speciale se kjo punë nuk bëhet, historia do ta dënojë.”, ka shkruar Behrami.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të sjellë këtë ligj në Kuvend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.