Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PPE miraton deklaratë për Serbinë: Krimet e Mlladiqit nuk duhet të relativizohen apo harrohen

Gazeta10
29 September 2026 - 13:43

Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane (PPE) ka miratuar një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi, pas funeralit në Beograd të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Në deklaratë, PPE ka dënuar skenat e shfaqura gjatë funeralit, duke theksuar se Mlladiq ishte përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe për krime të rënda lufte gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Krimet e tij janë vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe nuk duhet të relativizohen, glorifikohen apo harrohen kurrë”, thuhet në deklaratë.

PPE ka shprehur shqetësim edhe për nderimet publike dhe shtetërore në funeral, pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë dhe shfaqjet publike të mbështetjes për Mlladiqin. Sipas deklaratës, veprime të tilla bien ndesh me vlerat e pajtimit, respektit për viktimat dhe përgjegjshmërisë që, siç thuhet, përbëjnë bazën e projektit evropian.

“Asambleja Politike iu bashkua mosbesimit dhe dënimit të shprehur nga udhëheqja e PPE-së dhe komuniteti ndërkombëtar. Në kuadër të procesit të vazhdueshëm të shqyrtimit të SNS-së, këto zhvillime të fundit nuk mund të injorohen”, thuhet në deklaratë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.