Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajmin e jep Murati: Punimet për segmentin e fundit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë nisin së shpejti

Gazeta10
29 September 2026 - 13:44

Kosova pritet të bëjë një hap të ri drejt përfundimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe delegacioni i Fondit Saudit për Zhvillim kanë diskutuar për financimin dhe procedurat për segmentin e fundit të kësaj rruge, ndërsa në fokus ka qenë edhe një projekt i ri në sektorin e shëndetësisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se marrëveshja për segmentin e fundit të rrugës tashmë është nënshkruar dhe ratifikuar, ndërsa punimet pritet të nisin së shpejti.

“Ne sapo përfunduam një takim që kishim pas vizitës së delegacionit nga Fondi Saudit për Zhvillim që kishim në rrugën për Mitrovicë, pra në segmentin tashmë të përfunduar, segment i cili ka qenë i financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim. Dhe siç e dini, ne tashmë kemi nënshkruar dhe është ratifikuar edhe marrëveshja ndërkombëtare për pjesën e dytë pra të këtij segmenti, pra rrugës prej Smrekovicës që vazhdon pra deri në Mitrovicë. Pra që kompleton të gjithë segmentin e rrugës apo rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Marrëveshja tashmë siç e thashë është nënshkruar dhe ratifikuar, dhe parashihet që punimet të fillojnë së shpejti, por për këtë do t’ia kaloj fjalën ministrit Basha”, ka thënë ai.

Murati tha se në takim është diskutuar edhe për financimin e një projekti të ri në sektorin e shëndetësisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.