
Shefi i Zyrës së BE’së, Dirk Schuebel, është takuar me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE’së, në takimin me Gërvallën, Ambasadori i BE-së ofroi mbështetjen e Unionit për forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjitha komunitetet, avancimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes, përfshirë Kodin Civil, si dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Zyra e BE’së tha se Schuebel ka inkurajuar për vazhdimin e bashkëpunimit të Kosovës me Komisionin e Venecias.