
KRU “Gjakova” Sh.A. ka shkyçur nga rrjeti një konsumator në fshatin Krajk i Ri, për shkak të borxhit të papaguar ndaj kompanisë.
Ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të KRU “Gjakova” Sh.A., Njësia në Prizren, kanë ndërmarrë aksion ndaj një konsumatori i cili nuk kishte përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë.
Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, borxhi i konsumatorit kishte arritur në mbi 1.270 euro, çka ka rezultuar me shkyçjen e tij nga shërbimi.
Kompania ka bërë të ditur se aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje konsumatorëve që kanë obligime të papaguara t’i shlyejnë ato.