Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të Asociacionit Kombëtar të Hetimeve të Brendshme në ShBA

Gazeta10
29 September 2026 - 15:45

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti dhe zyrtarë të lartë të dy institucioneve po marrin pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Kombëtar të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Clearwater – Florida  të ShBA-së.

Delegacioni i Kosovës u mirëprit nga Kryetari Bordit, Kapiten Chris Ray dhe anëtarët e Bordit të NIAIA.

“Konferenca edhe këtë vit mblodhi përfaqësues të hetimeve të brendshme dhe mbikëqyrjes policore nga agjencitë  kryesore të zbatimit të ligjit në SHBA dhe me gjerë. Ndërkaq  ekspertë të njohur të fushave po diskutojnë për sfidat aktuale në agjencitë e zbatimit të ligjit, tema që ndërlidhen me llogaridhënien, inovacionin, inteligjencën artificiale – sfidat në hetim, trajtimin e punonjësve toksik, ngarkesën në punë dhe mirëqenien etj. Konferenca vazhdon të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e ndërtimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet zyrtarëve dhe institucioneve”, u tha në njoftim.

NIAIA është organizatë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë mekanizmat hetimeve të brendshme dhe mbikëqyrëse të Agjencive Policore në ShBA.

“Edhe këtë vit mbi 300 zyrtarë amerikan të Agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe zyrtar ndërkombëtar po ndjekin punimet e konferencës. Kosova nga viti 2021 përmes IPK-së është anëtare e barabartë e kësaj organizate si institucion i parë Evropian krahas Agjencive të zbatimit të ligjit në SHBA”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.