
Raporti: Saranda Alshiqi
Banorët e fshatit Carrallukë të Malishevës vazhdojnë të jenë në hall nga mungesa e ujit të pijshëm. Ndonëse kanë bërë edhe kërkesa, sipas tyre asnjëherë nuk u është bërë zgjidhje.
E për këtë, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se po përpiqen që të bëjnë zgjidhje për të furnizuar disa fshatra që kanë mungesë të ujit. /Gazeta10