Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea assesi të këndellet, pëson në shtëpi nga Brighton

Gazeta10
15 Prill 2023 - 18:54

Chelsea ka vazhduar me formë të dobët, duke pësuar humbje në shtëpi ndaj Brighton me rezultat 2-1.

Londinezët e nisën mirë takimin, duke shënuar që në start me Conor Gallagher për 1-0.

Por pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Danny Welbeck që iu përgjigj harkimit të Pascal Gross për të shënuar për 1-1.

Brighton që në anën tjetër po tregon formë fantastike, mori epërsinë në minutën e 70-të me Julio Encison për 2-1.

Deri në fund vendasit tentuan të barazonin rezultatin, por nuk ia arritën.

Brighton pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e shtatë me 49 pikë, ndërsa Chelsea është i 11-ti me 39 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.