Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Keisi reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

Gazeta10
17 April 2023 - 8:39

Gjatë mbrëmjes së shtunës Keisi Medini është eliminuar nga shtëpia e “BBV2”, shkruan Gazeta10.

Vetëm pak më parë ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram pas daljes.

Ajo ka postuar një foto dhe ka falënderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe ata që e kanë kritikuar.

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën & vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda, por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovela hyrja ime në “BBV2” që tregon që kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë“, ka shkruar Keisi.

Theksojmë se brenda shtëpisë së “BBV2” Keisi nisi një romancë me Kristin, e cila më pas u ndërpre nga ana e Keisit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.