Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e masakrës së Poklekut, në 24-vjetorin e rënies

Gazeta10
17 April 2023 - 12:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, sot kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit me rastin e 24-vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Këtë ditë, 24 vjet më parë në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë.

Në Poklek të Vjetër të Drenasit, më 17 prill të vitit 1999, janë vrarë dhe djegur 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, duke filluar nga foshnje gjashtëmuajshe e deri në persona të moshës 75-vjeçare.

Të vrarët dhe të djegurit ishin të familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha.Eshtrat e tyre tani prehen në një varrezë të përbashkët në kompleksin përkujtimor në Poklek.

Kanë kaluar 24 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por ende nuk është vënë drejtësia nga institucionet përgjegjëse për personat e vrarë e të zhdukur nga regjimi serb.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.