Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këto lagje të kryeqytetit nesër do të mbesin pa ujë

Gazeta10
17 April 2023 - 16:53

KRU Prishtina ka njoftuar se të martën e 18 prillit disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë furnizim të ujit prej orës 09:00 e deri në ora 15:00 për shkak të punimeve teknike që janë duke u bërë në ato pjesë.

Lagjet Qershia, Swiss Village, Marigona 2 Veternik, Nic, Qëndresa dhe Zona Industriale – Çagllavicë.

”Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

“Realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm”, vijon tutje njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.