Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetarja ukrainase flet shqip – tregon si e kaloi Ditën e Pavarësisë në Kosovë 

Gazeta10
24 August 2022 - 23:26

Daria Meshcheriakova – gazetare ukrainase ishte njëra nga të ftuarat e sontme në “Prime Time”. 

Ajo në Gjuhën Shqipe ka treguar se është tejet e lumtur që po e feston 31-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Kosovë, transmeton Gazeta10. 


Unë jam shumë e lumtur që e festoj Ditën e Pavarësisë së Ukrainës këtu në Kosovë. Për mua nuk është hera e parë që jam larg nga Ukraina, por Ukraina është në zemrën time përgjithmonë”, ka thënë Meshcheriakova. 

Më tej, ajo ka treguar se ka vizituar Kosovën edhe më herët, teksa ka lexuar e mësuar për historinë e saj edhe më herët, duke u shprehur që “nuk e kisha besuar që do të ndodhte e njëjta gjë edhe me ne”. 

Teksa, është shprehur e habitur për mikpritjen e dhënë – ndaj shtetaseve të një vendi që nuk e njeh Kosovën si shtet. 

Në 31-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës, Qeveria e Kosovës ua ka zgjatur lejeqëndrimin gazetareve ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.