Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shasha: Qeveria Kurti përmbushi vetëm një kriter për vizat, 94 të tjera i realizuan të tjerët

Gazeta10
18 April 2023 - 14:45

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila i mori meritat për vendimin për liberalizimin e vizave.

Madje sipas Shashës, është misterioze mungesa e zemërgjerësisë së Qeverisë, raporton Gazeta10.

“Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër. Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, shkroi ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.