Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nesër mësohen finalistët e Kupës së Kosovës për këtë edicion

Gazeta10
18 April 2023 - 18:00

Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e kthimit në kuadër të Kupës së Kosovës.

Gjilani e pret në shtëpi Llapin, ndërsa Prishtina përballet në “Fadil Vokrri” me Vushtrrinë.

Gjilani ka avantazhin në ndeshjen e parë kundër Llapit, pasi triumfoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-2.

Në atë përballje, golat për “Skifterat” i shënuan Granit Jashari dhe Përparim Islami, ndërsa të vetmin gol për Llapin e realizoi Trimror Selimi.

Gjilani në ndeshjen e nesërme do të mundohet që të synojë finalen e madhe, ndërsa skuadra nga Podujeva do të kërkojë përmbysjen për të vazhduar luftën për të mbrojtur titullin e Kupës.

Në anën tjetër, Prishtina nesër në shtëpi do të kërkojë finalen e Kupës në ndeshjen kundër Vushtrrisë, që është e vetmja skuadër gjysmëfinaliste që garon në Ligën e Parë.

Ndeshja e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Ferki Aliu”, përfundoi me rezultat 1-2 në të mirë të “Bardhekaltërve”.

Në atë ballafaqim, Vushtrria kaloi në epërsi me anë të Chibuezes, ndërsëa skuadra nga kryeqyteti e përmbysi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Prishtina nesër kërkon finalen e parë të Kupës që nga viti 2020, ndërsa Vushtrria nesër kërkon të bëjë befasinë në këtë kompeticion.

Që të dyja këto ndeshje startojnë me fillim nga ora 15:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.