Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi shkëput kontratën me mbrojtësin qipriot, Martions Christofi

Gazeta10
18 April 2023 - 18:08

Mbrojtësi Martinos Christophi më nuk është pjesë e skuadrës së Llapit.

Ekipi i Superligës së Kosovës në futboll, ka njoftuar të martën se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Christophin.

Qiprioti 29-vjeçar iu bashkua Llapit në fillim të këtij viti, ndërsa më herët kishte luajtur në Finlandë te FC Lahti.

“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi. Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falënderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë”, ka shkruar në njoftimin e Llapit.

Llapi momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara nga 29 ndeshje të zhvilluara këtë stinor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.