
Një sulm me raketë ruse në një stacion treni në Ukrainë ka vrarë 22 persona, thotë Ukraina, në ditën që shënon gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit të Moskës, shkruan BBC News, transmeton Gazeta10.
Ai thotë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën për vdekje në një automjet. Vritet edhe një djalë 11-vjeçar.
Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.
Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit, duke shtuar: “Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruan BBC News.
“Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani… numri i viktimave mund të rritet,” vazhdoi ai.
Ukraina e ka kaluar të mërkurën duke shënuar ditën e saj të pavarësisë dhe Zelensky kishte thënë më parë se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” për të ndërprerë festimet, shkruan BBC News./Gazeta10.