
Një person është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në fshatin Llukavc i Begut në Istog, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Policia e Kosova ka bërë të ditur se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, thuhet në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Llukavc i Begut, Istog 24.08.2022-04:00-08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”./Gazeta10