Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Arbana Osmani zbulon detaje nga finalja e madhe

Gazeta10
19 April 2023 - 11:55

Më 6 maj do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Në këtë natë speciale janë premtuar shumë surpriza megjithatë detaje ka zbuluar edhe Arbana mbrëmjen e të martës në prime.

Para se të mbyllte spektaklin, Arbana tregoi se kanë mbetur edhe 3 takime prime. Luizi e kundërshtoi dhe duke bërë llogaritë i tha se janë edhe 4 takime e më pas finalja, shkruan Gazeta10.

Mirëpo Arbana zbuloi se në fakt pas 3 takimesh, një të martë para finales nuk do të ketë spektakël dhe atë ditë do të transmetohet Fan Club.

Arbana zbuloi gjithashtu se në finale do të shkojnë 4 banorë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.