
Sot në Parlamentin Evropian u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta10.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila ka thënë se kjo do t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës të thellojnë lidhjen me evropianët.
“Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojnë, të bëjnë biznes, të thellojnë lidhjen me evropianët”, është shprehur Metsola./Gazeta10