Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liga e Evropës rikthehet sot, luhen disa ndeshje interesante

Gazeta10
20 April 2023 - 11:54

Gjatë ditës së enjte do të luhen ndeshjet e dyta çerekfinale në Ligën e Evropës.

Në planprogram janë paraparë disa ndeshje interesante, mirëpo fokusi kryesor është në Sevillë, ku ekipi nga ky qytet do të sfidojë skuadrën angleze, Manchester United.

Dueli i pare, I luajtur në “Old Trafford” javën e kaluar përfundoi me rezultat të barabartë.

“Djajtë e Kuq” po avansonin 2-0 deri në minutat e fundit të ndeshjes, ku Sevilla me ndihmën e mbrojtësve të Manchester United, të cilët shënuan autogola, barazoi rezultatin në 2-2.

Takim tjetër interesant luhet edhe në Portugali, ku në “Estadio Jose Alvalade” Sportingu do të jetë nikoqir I skaudrës italiane, Juventus.

Në ndeshjen e parë, e luajtur në Itali, Juventusi shënonte fitore minimale me rezultat 1-0.

Golin për “Zonjën e Vjetër” në këtë takim e shënonte mbrojtësi 24-vjeçar, Federico Gatti në minutën e 73-të të ndeshjes.

Sonte në Ligën e Evropës luan edhe Roma, e cila nën drejtimin e Jose Mourinho janë në kërkim të kthimit të rezultatit pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Feyenoord në Holandë.

Dueli I katërt dhe I fundit për sonte në Ligën e Evropës, është ai mes Royale Union Saint Gilloise dhe Bayer Leverkusen.

Rezultati I ndeshjes së parë mes këtyre dy klubeve ishte I barabartë, 1-1. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orarin e njejtë, duke nisur nga ora 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.