
Kevin De Bruyne ka insistuar se Erling Haaland “nuk do të jetë i lumtur” edhe pse Manchester City mposhti Bayernin në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi norvegjez si rrallë herë humbi penaltinë në ndeshjen ndaj Bayernit që u zhvillua në Gjermani por pak kohë më vonë e përmirësoi gabimin e tij duke shënuar një gol në minutën e 57-të të ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë, duke i dhënë fund kështu dilemës së fituesit.
Edhe pse Bayerni arriti të ngushtojë rezultatin në pjesën e dytë përmes Joshua Kimmich ishte shumë vonë për të tentuar rikthimin dhe kështu Manchester City u kualifikua në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Sidoqoftë, De Bruyne mendon se Haaland ende do te jetë i pakënaqur me performancen e tij pas humbjes së 11 metërshit.
“Duke e njohur atë ai nuk do të jetë i lumtur me humbjen e penaltisë por ka marrë fund tani. Kur ju keni një mundësi tjetër duhet të tentoni përsëri. Ai e kishte mundësinë, e finalizoi me shumë klas dhe na ndihmoi për ta fituar ndeshjen.” , tha De Bruyne pas ndeshjes.
Haaland ka pasur një formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 48 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat. Sulmuesi po kërkon të vazhdojë serinë e tij pozitive të shënimit të golave, me Manchester Cityn që po lufton këtë sezon në tri fronte.
Detyra e tij e radhës do të jetë dërgimi i Cityt në finale të “Fa Cup” duke siguruar një fitore ndaj Sheffield United të shtunën.