Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq i reagon BE-së për deklaratën “zhgënjyes refuzimi i Listës Serbe për zgjedhjet në veri”

Gazeta10
22 April 2023 - 16:44

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parapara për 23 Prill në katër komunat në pjesën veriore, por kërkoi nga të dyja palët që të tregojnë përmbajtje.

“Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, tha Stano.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Lideri serb tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Pothuaj të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 prillit, të rishpallura nga presidentja Osmani.

Zgjedhjet u shpallën pas dorëheqjes së përfaqësuesve politikë e institucionalë të serbëve të Kosovës dhe pjesëtarëve serbë të Policisë, pas tensioneve vitin e kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.