
Disa qytetarë të Prizrenit janë ankuar në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, i cili tashmë është bërë adresa kryesore e zgjidhjes së problemeve, për mos funksionimin e ndriçimit publik në këtë komunë, shkruan Gazeta10.
Pas këtyre ankesave, në një lidhje direkte në këtë emision drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka folur rreth kësaj çështje duke thënë se këtë javë do të fillojnë punimet për ndërrimin e të gjitha dritave në Prizren.
“Në javën në vazhdim ne do të vendosim produkte të reja të ndriçimit publik. Do të ndërrohen llampat në përgjithësi në qytetin e Prizrenit dhe në tërë komunën e Prizrenit. Sepse ato janë shumë të vjetruara dhe sado që të riparohen përsëri kanë defekte, kështu që kemi fillu me bë ndriçimin e ri. Do të ndërrohet në krejt qytetin, sidomos në pjesët ku kemi probleme të mëdha. Këtë javë presim fillimin e punimeve.”, ka thënë Lamaj./Gazeta10