Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e lagjes “Mati 1” ankohen për rrjedhje të ujërave të zeza në banesë

Gazeta10
24 April 2023 - 9:30

Në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, në lagjen “Mati 1” në rrugën “Shaqir Igrishta” ajo ka raportuar se në atë lagje ujërat e zeza po rrjedhin në oborrin e banesave, raporton Gazeta10.

Banorët e asaj lagje për shkak të këtyre ujërave  janë të detyruar që të kalojnë me maska për shkak të kundërmimit të erës.

Një banorë i kësaj lagje është ankuar dhe ka thënë se janë ankuar tek ujësjellësi se ata nuk vinë të pastrojnë pusetat dhe për shkak të këtyre pusetave kanë dalur edhe ujërat e zeza dhe ujërat arrijnë deri në 10 cm.

“Kjo është punë e ujësjellësit edhe se që kemi thirr disa herë ata të pastrojnë këto puseta dhe është detyrë e tyre dhe se plasim i këtyre pusetave në banesë ka ndodh ka ardhur deri në 10 cm në banesa”, ka thënë ai.

Në lidhje direkte gjithashtu kemi pasur edhe Zëdhënësen e KRU-së, Arjeta Mjeku e cila ka thënë se pusetat nuk janë të mbyllura asnjë dhe se kjo është në anën e banorëve ku ata duhet ta kryejnë këtë punë vetë./Gazeta10

https://youtu.be/8umJeGepOXo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.