Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

U tha se ishte shtatzënë ndodh e papritura, ndahet çifti i famshëm në “BBVK”

Gazeta10
25 April 2023 - 14:10

 E atëhere kur të gjithë mendonim se mes çiftit Getinjo dhe Vivien gjithçka po shkonte mirë, një lajm mbi ndarjen e tyre po qarkullon në media, shkruan Gazeta10.

Ҫifti u njohën brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë saj. Udhëtonin bashkë, postonin foto të dy ku nuk mungonin as dedikimet për njëri-tjetrin,  madje në disa lajme u tha edhe se Vivi është në pritje të ëmbël.

Por, si duket romanca e tyre nuk i’a doli të funksionojë më, burimet bëjnë me dije se çifti i ka dhënë fund romancës së tyre.

 Për të përforcuar këto lajme  edhe në llogaritë e tyre në Instagram vumë re se si Vivi dhe Geti kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, madje nuk ndiqen më as në këtë rrjet social.

Epo, të gjithë e dini që një “unfollow”  ditën e sotme do të thotë shumë.

Ndërkohë, lidhur me lajmet se Vivi ishte në pritje të ëmbël asnjëri nga të zotët e punës nuk reagoi dhe ngelën thjesht thashetheme koridoresh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.