
Ne zgjedhjet e 23 Prillit, sipas rezultateve të publikuara e ende nga 19 Ulëse që ka kuvendi i Leposavicit, vetëm 16 kandidatë kanë marrë vota të mjaftueshme për tu zgjedhur si asambleistë, 2 nga ta tashmë janë tërhequr, i pari Jabllanovici siç ka deklaruar për tërheqjen e tij dhe tjetri është zgjedhur Kryetar i Komunës. Kështu që i bie se vetëm 13 asambleistë janë zgjedhur, kësisoji Kuvendi Komunal është jo i plotë dhe pamundësohet konstituimi i saj, raporton Gazeta10.
Bazuar në këtë situatë siç mëson Gazeta10, në Komunën e Leposaviqit me gjasë zgjedhjet për kuvend komunal do të përseritën, kjo pasiqë kuvendi nuk do të mund të konstituohet dhe të zgjedhë organet drejtuese të tij.
Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar mbi zhvillimet që do të ndodhin në lidhje me këtë proces. /Gazeta10/