
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka thënë në një postim në Facebook se Albin Kurti duhet të gjejë një zgjidhje e jo të konfrontohet me grevistët, raporton Gazeta10.
Ajo shton se Lëvizja Vetëvendosje dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm.
Sipas saj partia në pushtet ka ardhur duke premtuar zgjidhje të çdo problemi, ndërsa në vend të zgjidhjeve Qeveria ka vendosur konfrontimin si rrugë e vetme./Gazeta10