
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova është duke ‘’iu shmangur qëllimshëm marrëveshjeve të arritura me Serbinë”.
Ministri serb, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kusht që Beogradi ta zbatojë pjesën e vet.
“Ky është kushti për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. “Asociacioni është obligim kombëtar i Prishtinës. Beogradi e ka mbështetur procesin e Brukselit”, është shprehur Daçiq.
Tutje në fjalën e tij, kryediplomati serb ka hapur temën e serbëve të zhvendosur ku ka shtuar se nga lufta janë mbi 200 mijë të tillë.