Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet serbi me 84 paketime të kafesë tek Ura e Bistricës, policia i konfiskon mallin

Gazeta10
29 April 2023 - 21:22

Policia ka konfiskuar tek Ura e Bistricës 84 paketime të kafesë, të cilat po i transportonte pa dokumetacion një shtetas serb, raporton Gazeta10.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek Ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente. Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur (51) paketime me nga 1 kilogram kafe dhe (33) paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.