
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se në fshatin Padalisht të Istogut po kërkojnë të bëhet ndërrimi i sistemit të energjisë elektrike.
Banorët po ankohen pasiqë ata çdo ditë po rrezikohen me telat e shumtë në këtë fshat, raporton Gazeta10.
Nga ky problem me energjinë elektrike banorët tregojnë se disa herë nga erërat e shumta kanë marrë flakë edhe disa shtëpi.
“Me datën 07 prill ka ndodhur një degëzim gjatë erërave dhe të gjitha pajisjet elektrike janë djegur, këtë problem e kemi që pesë vite, e kemi bërë edhe kërkesën por nuk na kanë marrë parasysh, i kemi ndjekur edhe me gjykatë por ende nuk ka asgjë”, tha banori./Gazeta10