Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti – Ambasadorëve të QUINT-it: Jemi për marrëveshje finale që në qendër ka njohjen reciproke 

Gazeta10
25 August 2022 - 20:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorët e QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon. 

Kurti i njoftoi për takimin e 18 gushtit në Bruksel, ku tha se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. 

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit, transmeton Gazeta10. 

Kurti prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër…Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen për targat, për zhvillimet politike në vend, si dhe situatën politike në rajon.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.