
Besnik Tahiri – Shefi i Grupit Parlamentar të AAK—së, ka thënë se Qeveria Kurti ka për qëllim instalimin e frikës dhe kontrollin e përgjithshëm me vendimin e marrë për pezullim nga detyrimet, si e drejta për pagesë.
Sipas Tahirit, ky vendim është shantazh ndaj grevistëve, e që e cilëson si mendësi arrogante e autokratike, transmeton Gazeta10.
“Mungesa e dialogut dhe komunikimit të strukturuar ka rritur hendekun mes Qeverisë dhe sindikatave që po shtyn punëtorët në greva, e kriza sociale. Kërcënimi dhe shantazhimi i grevistëve është pjesë e një mendësie arrogante e autokratike, që në vend të dialogut, zgjedh përjashtimin dhe segregacionin social. Qëllimi i kësaj mendësie është instalimi i frikës, duke i hapur rrugë kontrollit dhe dominimit total. Kjo qasje herët a vonë do të rezultojë me një kundërshtim gjithëpopullor”, ka shkruar ai.
Më tej, Tahiri ka thënë se greva si veprim sindikal, është e garantuar me ligj të veçantë./Gazeta10