Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazi flet për Gazetën 10 pas përjashtimit nga VV-ja

Gazeta10
03 May 2023 - 16:37

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi, raporton Gazeta10.

Lidhur më këtë deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi për Gazeta10 ka thënë se nuk është njoftuar nga partia për këtë vendim dhe se lajmin e ka marrë nga mediat.

“Unë jam njoftuar njësoj sikurse ju nga mediat për këtë vendim. Nuk jam njoftuar nga shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila lidhur me këtë vendim. As Këshilli i partisë nuk më ka njoftuar për ndonjë ndryshim në ulëset parlamentare të VV-së. Nuk kam pranuar asnjë informacion as për ndyrshim të ulëseve të Parlament e as për vendimin për përjashtim nga grupi parlamentar i VV-së”, ka thënë Abazi për Gazeta10.

I pyetur nëse në Kuvend do të vazhdojë punën e tij ai ka thënë se “unë mbetëm deputet i qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Abazi ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe mëpastaj Zëvendës Kryeministër në Qeverinë Kurti.

Aktualisht kishte postin si deputet i partisë në pushtet./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.