
Pas fitores historike të KF Ballkanit sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, është deklaruar trajneri i Shkupit, Goce Sedloski, i cili ka thënë se ndeshjen e kanë humbur qysh në minutën e dytë të takimit.
“I uroj Ballkanit fitoren dhe shumë suksese në të ardhmen. Ndeshjen e sotme e humbën që nga minuta e 2-të kur morëm kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta me një lojtar më pak është e vështirë”, ka thënë Sedloski.
Ballkani sot ka mposhtur Shkupin me rezultat 1:0, kështu duke u bërë skuadra e parë kosovare që kualifikohet në Ligën e Konferencës.
Ndeshja Ballkani – Shkupi u transmetua ekskluzivisht në Kanal10./Gazeta10