Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Daja: Sonte e kemi përfaqësuar futbollin e Kosovës  

Gazeta10
25 August 2022 - 22:36

Trajneri i KF Ballkanit, Ilir Daja, pas kualifikimit historik të skuadrës, ka thënë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi. 

Daja ka deklaruar se ndëshkimi i Shkupit me kartonin e kuq, e lehtësoi ecurinë e ndeshjes, transmeton Gazeta10. 

Çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Ne kemi dalë përtej qytetit, sot kemi përfaqësuar edhe futbollin e Kosovës. Sigurisht se kartoni i kuq e ndryshoi rrjedhën e lojës. Dalja me karton të kuq na e lehtësoi pak”, ka deklaruar ndër të tjera ai. 

Ballkani sot ka mposhtur Shkupin me rezultat 1:0, kështu duke u bërë skuadra e parë kosovare që kualifikohet në Ligën e Konferencës. 

Ndeshja Ballkani – Shkupi u transmetua ekskluzivisht në Kanal10./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.