Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ruben Amorim afër emërimit si trajner i Tottenhamit

Gazeta10
04 May 2023 - 17:56

Tottenham ka marrë sinjale pozitive nga trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim i cili është i gatshëm për të dëgjuar ofertat.

Tottenham raportohet se kanë një interesim konkret për të emëruar Amorim si kryetrajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Contes dhe menaxherit të përkohshëm Christian Stellini.

Siç raporton mediumi portugez ‘Record’, Spurs kanë mbajtur bisedime me Amorim, i cili thuhet se është i hapur për një lëvizje në Londrën Veriore. Ryan Mason mbetet si menaxher i përkoshëm para ndeshjes së vikendit ndaj Crystal Palace.

Amorim e ka drejtuar Sporting Lisbonën në Ligën e Kampionëve ndaj Spurs, duke marrë 4 pikë nga 2 ndeshjet e zhvilluara mes tyre. Ata janë momentalisht në pozitën e 4-të në tabelën e klasifikimit në Portugali, 13 pikë pas liderit Benficës.

Amorim ishte gjithashtu opsion edhe i Chelseat, me ‘Blutë e Londrës’ që kishin biseduar me të pas shkarkimit të Graham Potter.

Misioni i Spurs është për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme,  por me shumë mundësi ata nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ata renditen momentalisht në pozitën e 6-të në Premier League, dhe janë 9 pikë prapa Manchester United që zë vendin e katërt, me 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.