Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtarët rusë e ukrainas përleshen në Turqi (Video)

Gazeta10
05 May 2023 - 10:16

Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë përplasur gjatë ditës së djeshme teksa morën pjesë në Asamblenë Parlamentare të 30-të të organizatës ndërkombëtare rajonale Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (PABSEC).

E gjitha ndodhi kur nisi një protestë e delegacionit ukrainas gjatë fjalimit të zëvendëskryetares së delegacionit rus, Olga Timofeeva, shkruan Anadolu.

Gjatë fjalimit të Timofeevas në samitin e mbajtur dje, delegacioni ukrainas kaloi pas Timofeevas, shpalosi flamurin e organizatës ultra-nacionaliste Sektori i Djathtë (Praviy Sektor) dhe brohoriti slogane kundër Rusisë.Përleshja nisi teksa delegacioni rus tentoi të parandalojë këtë veprim të ukrainasve.

Por, kjo i la vend edhe një përleshjeje tjetër me pjesëmarrjen e deputetit ukrainas Oleksandr Marikovskyi për flamurin ukrainas, të cilin ai donte ta merrte përsëri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.