
I dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak me një postim në Twitter është shprehur se e vlerëson sinqeritetin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për tu mbështetur në një zgjedhje europiane, pas takimit me të, raporton Gazeta10.
Lajçak u shpreh gjithashtu se pas takimit të roundit të dytë, shpreson se janë në rrugën e duhur.
“…unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane”, thuhet ndër të tjera në postim.
Lajçak dhe i dërguari i SHBA-ve për dialog, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth tensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Postimi i plotë:
“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”./Gazeta10.