
Vikendi që po vie na sjell para ekranit xhiron e 34-të, me disa ndeshje që tërheqin vëmendje të madhe.
Ndonëse kampioni i ri i Serie A tashmë po dihet, I cili është Napoli I Luciano Spallettit, lufta për kualifikim në Evropë po vazhdon ende.
Milani në kërkim të Ligës së Kampionëve, luan këtë javë si vendas I Lazios, e cila poashtu synim kryesor tashmë ka mbetjen në top katërshe.
Në ndeshjet e mesjavës, Milani barazoi 1-1 me Cremonesen, gjersa Lazio fitoi si nikoqir i Sassuolos.
Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë nga ora 15:00.
Ndeshje tjetër interesante luhet në kryeqytet me Romën që do të ketë përballë në “Olimpico” skuadrën e Inter.
Roma xhiron e kaluar lëshoi pikë ndaj Monzas, teksa Interi shënoi fitore të thellë e të rëndësishme ndaj Veronas si mysafir. “Neroazzurët” arritën të fitojnë me rezultat 6-0.
Ndeshje kjo që është paraparë të zhvillohet të shtunën e 6 majit nga ora 18:00.
Dy ekipet që po ashtu po mendojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Atalanta e Juventus luajnë ndaj njëri-tjetrit të dielën me fillim nga ora 12:30.
Juventusit që tashmë I janë kthyer 15 pikët, po synon që sezonin tjetër të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve. Të njejtin qëllim po ashtu ka edhe Atalanta, e cila pas dy vitesh mungesë, kërkon që të rikthejë himnin e Ligës së Kampionëve në “Geëiss Stadium”.
Napoli, I sapo shpallur kampion në ndeshjen e mesjavës ndaj Udinese, këtë vikend luan në “Diego Armando Maradona” ndaj Fiorentinas.
Të besuarit e Luciano Spallettit hyjnë në këtë ndeshje si kampion pas 33 vitesh pritje.
Për napolitanët, ky është trofeu I tretë në historinë e klubit në Serie A.
Tabelës së klasifikimit në Serie A I prin Napoli me 80 pikë, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet Lazio me 64 pikë. Vendin e tretë dhe të katërt I zënë Juventusi me 63 pikë dhe Interi me 60 pikë.
Dy vendet tjera që dërgojnë në Evropë I mbulojnë Atalanta dhe Milani me nga 58 pikë secila.