Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenti i LIKA Holding viziton Kanal 10, diskutohen projektet e reja të bashkëpunimit me udhëheqësit e televizionit

Gazeta10
05 May 2023 - 14:16

Biznesmeni i suksesshëm kosovar në Zvicër dhe presidenti i korporatës LIKA Holding AG, Esat Lika ka vizituar ambientet e Televizionit Kanal 10 në Prishtinë.

Vëllezerit Esat dhe Ben Lika u pritën nga ekipi udhehëheqës i televizionit të gazetarëve, drejtori i përgjithshëm Arben Ahmeti, zëvendësdrejtori i përgjithshëm Fidan Rama dhe drejtori i i programit Kushtrim Sadiku.

Biznesmeni Lika, i cili konsiderohet ndër afaristët më të suksesshëm shqiptarë në botë, pati mundësi të shoh nga afër punën e televizionit të gazetarëve në ambientet e reja.

Ai u njoftua nga udhëheqja e televizionit për ecurinë e projektit të suksesshëm dhe unik në spektrin mediatik kosovar.

Ahmeti, Rama dhe Sadiku e njoftuan Likën për vizionin e televizionit të gazetarëve dhe zgjerimin e veprimtarisë në fushën e radios dhe projekteve online.

Ekipi udhëheqës i Medias 10-të tregoi se ky televizion do ta rrisë veprimtarinë profesionale edhe në drejtim të diasporës, duke sjellë produkte të veçanta televizive për jetën profesionale e ekonomike të shqiptarëve në mërgatë.

Dy palët në takimin e sotëm në Prishtinë u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

LIKA Holding është komonpania me e sukskeshme e patundshmërive në Zvicer dhë jo vetëm.

Tregimi i Esat Likës vlerësohet si tregimi më interesant dhe inspirues në industrinë e patundshmërive dhe ndërtimit në njërin nga vendet më të zhvilluara të Evropës, sikurse Zvicra.

Korportata LIKA Holding së fundmi ishte bërë kryelajmi i mediave helvetike për të drejtën e investimeve në ndërtimin e hotelit prestigjioz Summit Davos në qytetin e Davosit duke e shndërruar një ish spital të njohur në hotel të ri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.