
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe familjen Agani, bën homazhe dhe nderuan jetën dhe veprën e Prof. Fehmi Agani.
Më 6 maj të vitit 1999 forcat policore e ushtrake serbe shuan nga jeta Fehmi Aganin, intelektualin e rrallë, politologun e sociologun si dhe nënkryetarin e LDK-së.
“Profesor, Fehmi Agani si filozof e sociolog, dha kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të Universitetit të Prishtinës që u bënë më vonë dhe prijës të lëvizjes për liri e pavarësi. Ai ishte krahu i djathtë i Presidentit Rugova, nënkryetar i LDK-së dhe njëri ndër themeluesit e saj. Figurë markante që rrezatonte, urtësi, dije e guxim”, thuhet në komunikatën e LDK-së.