Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tragjedi në Turqi, 12 të vdekur dhe 31 tjerë të lënduar

Gazeta10
07 May 2023 - 12:21

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar 31 tjerë, në një aksident zinxhiror që ka ndodhur në provincën jugore turke Hatay të shtunën mbrëma, raporton agjencia AP.Një kamion kaloi në shiritin e kundërt pasi humbi kontrollin, duke u përplasur me nëntë vetura e dy minibusë.

Shumica e veturave ishin të parkuara anash rrugës në afërsi të një pompe të derivateve, pasi shokët dhe familjarët po përshëndeteshin nga burrat që po shkonin në shërbim të detyrueshëm ushtarak.Sipas agjencisë së lajmeve “Demiroren”, kamioni që humbi kontrollin të shtunën po barte rrënoja nga tërmeti, ndërsa goditi një kamion tjetër para se të humbte kontrollin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.