Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ndodhë takimi i shumëpritur i Luiz Ejllit me Noizyn

Gazeta10
07 May 2023 - 23:13

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është duke marrë pjesë në ndejën e organizuar sonte pas përfundimit të BB VIP Albania. Përgjatë qëndrimit në shtëpi, Luizi ishte bërë viral me vallëzimet që bënte sa herë që aty lëshoheshin këngët e reperit shqiptar Noizy-t.

Ndërkohë në një bisedë e sipër, Luizi kishte thënë se në momentin që do të dalë jashtë shtëpisë do t’i kërkojë Noizyt të bëjnë edhe një bashkëpunim.

Luizi dhe Noizy janë takuar sonte në organizimin e bërë pas përfundimit të BB VIP dhe shihet se përshëndeten në mënyrë shumë miqësore. Nuk dihet nëse kanë folur për bashkëpunimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.